Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e sheh si finale përballjen e së enjtes me Çekinë në kualifikimet për “Euro 2020”.
Nëse Kosova nuk fiton të enjten në Plzen, shanset për kualifikim do t’i ketë minimale. “Dardanët” janë në pozitën e parë në Grupin A kualifikues me 11 pikë, një më pak se Çekia që është e dyta dhe katër më pak se Anglia që i prin grupit. Pas përballjes direkte për vendin e dytë të enjten, Kosova të dielën pret në Prishtinë Anglinë, ndërsa Çekia përballet me Bullgarinë që është e fundit me vetëm tri pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne shikojmë ndeshjen për të enjten si finale. Duhet patjetër të japim maksimumin dhe të provojmë të marrim rezultatin maksimal, në mënyrë që me mbajt ëndrrën realitet. Ky është qëllimi ynë. Por normalisht e dimë se nuk do të jetë lehtë”, ka thënë ai në konferencën e sotme për media, transmeton KP.
Ujkani ka thënë se futbollistët e Kosovës duhet t’i përmbahen urdhrave të përzgjedhësit e të ruajnë pozitivitetin brenda grupit për të përballuar presionin. Sipas tij, stresi më i madh do të jetë te nikoqirët.