Unai Emery ka marrë besimin e krerëve të Arsenalit për të mbetur në klub, pavarësisht formës së dobët së fundmi.
“Topçinjtë” kanë kaluar pesë ndeshje në të gjitha garat pa fitore dhe tani janë tetë pikë prapa top-katërshes në Premier Ligë, pas humbjes 2 me 0 të shtunën nga Leicesteri.
Forma e Arsenalit është kritikuar ashpër, por krerët e klubit tani i kanë dalë në mbrojtje trajnerit.
Drejtori Raul Sanllehi dhe menaxheri Vinai Venkatesham gjatë një ndeje të Arsenalit të hënën, ku morën pjesë rreth 200 persona, dërguan mesazh të qartë në përkrahje të spanjollit.
Megjithatë, ata pranuan se duhet të përmirësohen rezultatet.
“Jemi të zhgënjyer sikur të gjithë me rezultatet dhe performancën në këtë fazë të garave. Edhe ne jemi të frustruar sikurse fansat tanë, Unai, lojtarët dhe stafi jonë. Rezultatet nuk janë në nivelin që duam ose kemi pritur. Gjërat duhet të përmirësohen për të arritur caqet tona këtë sezon, dhe ne jemi të vendosur të besojmë se Unai është i duhuri për këtë punë, bashkë me ekipin e tij që e kemi. Jemi duke punuar intenzivisht prapa skenave për të kthyer gjërat kah rruga e duhur dhe jemi të bindur se do ta bëjmë këtë”, kanë thënë ata, raporton “Goal”.
Emery është nën presion të madh te “Topçinjtë” edhe pas përplasjes që Granit Xhaka pati me tifozët e klubit e që çoi në heqjen e këtij nga grupi i kapitenëve.