Kolumbiani Juan Cuadrado ka arritur marrëveshjen për firmosjen e kontratës së re me skuadrën e Juventusit, raporton të hënën “Gazzetta dello Sport”.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij edicioni, por me kontratën e re, Cuadrado do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023, transmeton Koha Ditore. Ai këtë edicion po luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe deri më tani ka regjistruar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo31-vjeçari, te Juventusi është transferuar nga Chelsea kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Udinese e Lecce në Serie A.
Cuadrado ka edhe 83 ndeshje e tetë gola me Përfaqësuesen e Kolumbisë.