Prishtina suspendon Edmond Azemin e Dardan Berishën

Prishtina suspendon Edmond Azemin e Dardan Berishën

09 November 2019 21:28

Prishtina ka suspenduar dy prej basketbollistëve më të njohur, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha, pas kacafytjeve që patën në përballjen me Rahovecin në Superligë.

Prishtina pësoi sot humbjen e tretë në sezon.

“Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolershume të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që t’i suspendojë nga ekipi që të dy”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme