Sport

Rahoveci mposht Prishtinën në shtëpi

Rahoveci mposht Prishtinën në shtëpi

Rahoveci e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 94:87.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që fituan dy periudhat e para. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 59:43 për vendasit. Por çereku i tretë ishte vendimtar, me mysafirët që fituan 28:8 për të përmbysur rezultatin. Edhe periudha e fundit i takoi “Vreshtarëve” që mbyllën ndeshjen me 7 pikë epërsi.