Barcelona sytë kah Aubameyang

Barcelona sytë kah Aubameyang

07 November 2019 15:05

Barcelona ka filluar të këtë interesim për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi është shikuar nga agjentët e Barcelonës në ndeshjen e fundit dhe ata janë ndarë të kënaqur me lojtarin.

Mediat spanjolle e kanë bërë këtë gjë të qartë se ky transferim mund të ndodh gjatë afatit dimëror, transmeton kp.

Sipas disa raportimeve, klubi blaugranas po kërkon sulmues pasi Antoine Griezmann, nuk po gjen formën më të mirë, ndërsa transferimi i Neymar, është shumë i shtrenjtë.

Nga ana tjetër sulmuesi nga Gaboni ka refuzuar kontratën e re me “Topçinjtë”, me shpresën e largimit.

Aubameyang i përfundon kontrata me gjigantin anglez në vitin 2021.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme