Sport

Kessie drejt Wolverhamptonit

Kessie drejt Wolverhamptonit

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet të vazhdoj karrierën në Premier League, pasi skuadra e Wolverhamptonit ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Wolvesi po e kërkon transferimin e Kessit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro, transmeton Koha Ditore.