Barcelona nuk është duke kaluar në formën më të mirë, pavarësisht që janë lider në La Liga dhe në grupin e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dje klubi blaugranas barazoi me Slavia Pragën, gjë që ka bërë të vazhdojnë kritikat e mëdha, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, mbrojtësi Gerard Pique ka kërkuar durim nga fansat.
Spanjolli ka thënë se e di që tifozët kërkojnë më shumë, por do të përmirësohen.
“Kërkoj pak durim. E di që fansat kërkojnë më shumë, por të gjithë e kuptojnë se jemi duke punuar për të gjetur zgjidhjen. Të gjithë kanë mendimet e tyre. Jemi në pozicion të mirë. Jemi lider në La Liga dhe në grupin e Ligës së Kampionëve. Rezultatet nuk janë keq, por mund dhe duhet të përmirësohemi”, deklaroi ai.
Barcelona ndeshjen e radhës e ka kundër Cela Vigos të shtunën.