Sport

Shumë gola në barazimin Chelsea – Ajax

Chelsea e Ajaxi kanë barazuar 4 me 4 në rrethin e tretë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Goleada nisi me autogolin e Tammy Abrahamit në minutën e dytë. Jorginho barazoi gjithçka në minutën e pestë nga penaltia. Në minutën e 20-të Promes kaloi Ajaxin në epërsi, para se Kepa të shënonte autogol për të dyfishuar epërsinë e holandezëve.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Ajaxin që shënoi golin e katërt me Van de Beekun në minutën e 55-të.

Megjithatë, Chelsea u rikthye me Cesar Azpilicuetan fillimisht për të ngushtuar rezultatin dhe me Jorginhon e Jamesin që realizuan më vonë pas kartonëve të kuq të Blindit e Veltmanit.

Në tabelë, Ajaxi, Chelsea e Valencia kanë nga shtatë pikë, ndërsa Lille në fund vetëm një.

Image