Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grosso zyrtarisht trajner i Brescias

Italiani Fabio Grosso është konfirmuar si trajner i ri i Brescias, pasi Eugenio Corini u shkarkua në fundjavë.

Fituesi i Kupës së Botës e merr Brescian në kohën kur është në zonën e rrezikshme për largim pas shtatë humbjeve në dhjetë ndeshje këtë sezon, gjë që çoi në largimin e Corinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

42-vjeçari fillimisht u desh të arrinte marrëveshjen me Veronan për ta përfunduar kontratën e tij, që ishte në fuqi edhe pse ishte larguar nga klubi.

“Verona ka arritur marrëveshje për të përfunduar kontratën me Fabio Grosson”, ka shkruar Verona në një njoftim në faqen zyrtare të klubit.

Grosso do të nisë punën e tij të re në ndeshjen e së shtunës ndaj Torinos në shtëpi.

Më parë ai ka udhëhequr ekipin e të rinjve te Juventusi, Barin në Serinë B dhe Veronan në sezonin 2018-19, por u shkarkua pavarësisht se u siguroi play-offin.