Sport

Zidane: Bale të qëndrojë deri në fund të sezonit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane dëshiron që sulmuesi Gareth Bale të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në fund të sezonit.

Bale nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, pasi vuan nga një lëndim dhe do të mungojë nesër ndaj Galatasarayt.

Pavarësisht lëndimit, uellsiani ka udhëtuar në Uells ku do të luajë për kombëtaren e Uellsit nën urdhrat e Ryan Giggs.

Kjo ka bërë që të ketë shumë spekulime rreth të ardhmes se tij, derisa spekulohet për një kalim të mundshëm të tij në Kinë.

Tekniku francez ka thënë se sulmuesi të jetë mirë dhe do të kishte dashur që uellsiani të mos udhëtonte dhe të qëndronte në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk e bëjmë këtë gjë, duam që lojtari të jetë mirë. Do të dëshiroja që Gareth të ishte me ne, por mungon. Do të shohim këtë javë. Situata nuk ishte e mirë, pasi është i lënduar dhe shumë spekulime thanë që unë nuk e dua Bale, por nuk mund të flas për këtë gjë. Dua që ai të qëndrojë deri në fund të sezonit”, deklaroi ai.

“Los Blancos”, pas barazimit ndaj Real Betis, nesër do të luajnë kundër Galatasaray.