Sport

Kushtet e rënda në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Përballja e hendbollit mes Prishtinës e Besa Famgasit në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll ka treguar edhe një herë kushtet e rënda në të cilat organizohen ndeshjet sportive në këtë palestër.

Fotografitë dhe videot tregojnë nevojën për intervenim në dyshemenë e kësaj palestre në atë mënyrë që të jetë e mundshme të zhvillohet ndeshja.

Aty shihet stafi i palestrës dhe hendbollistë që bashkë mundohen të rregullojnë terrenin për ndeshjen derbi, të cilën në fund e fituan pejanët për të vazhduar dominimin në Superligë.

Image