Sport

Valencia rivalizon Tottenhamin për Mazraouin

Pas Tottenhamit edhe skuadra e Valencias është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Noussait Mazraoui.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Marca”. Valencia tashmë ka kontaktuar Ajaxin dhe i ka bërë ofertë prej 20 milionë eurosh për Mazraouin, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori 21-vjeçar, që mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i krahut të djathtë, vitin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Ajaxit.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Mazraoui ka edhe katër ndeshje me Përfaqësuesen e Marokut.