Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit polak të Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle "Marca".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali e sheh Lewandowskin përforcim të duhur për edicionin e ri dhe tashmë ka bërë gati ofertë prej 70 milionë euro.
Sulmuesi 31-vjeçar, edhe këtë edicion po shkëlqen te Bayerni, pasi ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, kurse pjesë e klubit bavarez është prej vitit 2014 kur u transferua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi. Lewandowski ka edhe 60 gola në 110 ndeshje me Përfaqësuesen e Polonisë.