Sport

Gjilani, Drenica e Trepça ’89 shënojnë fitore

Descriptive Text

Gjilani ka fituar derbin e sotëm ndaj Llapit me rezultat prej 3 me 0, derisa fitore kanë shënuar edhe Drenica ndaj Dukagjinit dhe Trepça ’89 ndaj Ferizajt.

Ishte Tomislav Busiq ai që i dha epërsinë Gjilanit në minutën e 42 të ndeshjes, derisa dy gola në pjesën e dytë i shënuan Bedri Greca e Gerhard Progni, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen tjetër Drenica e mposhti Dukagjinin me rezultat prej 3 me 0.

Harmon shënoi dy herë kurse një gol e shënoi Mustafa për t’ia siguruar fitoren Drenicës.

Derisa Trepça ’89 e mposhti Ferizajn me rezultat prej 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Emini në minutën e 17-të, për t’ia dhënë pikët e plota klubit mitrovicas.

Image