Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

19 lojtarë të Realit të lënduar 28 herë

Foto: Reuters

Zinedine Zidane po lutet që të mos ketë më lëndime të futbollistëve të tij para gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës me Athletic Bilbaon, shkruan “Marca”.

Real Madridi është dominues sa u përket dëmtimeve të lojtarëve në fillim të këtij sezoni. Janë raportuar 28 probleme fizike që i ka prekur 19 lojtarë, pra 79% të ekipit.

Këto lëndime kanë ndikuar edhe në paraqitjen jo edhe aq të mirë të skuadrës që drejtohet nga francezi.

Megjithatë, forma e mirë e Real Madridit ka ardhur që prej 5 dhjetorit, në fazën finale të vitit 2020.

Kjo formë e mirë ka qenë si rezultat i rikthimit të disa futbollistëve, ndërsa Zidane i ka të gatshëm për lojë 96% të lojtarëve. I vetmi që mungoi kundër Granadas ishte Rodrygo.

Edhe Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës Futboll 2 d. më parë Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

Superkupa e Spanjës nis më 14 janar.

Eden Hazard dhe Luka Modriq kanë shfaqur shqetësime me lëndime së fundmi, ndërsa Zidane do ta rishikojë formën e tyre fizike.