Kampionia e Bundesligas, Bayern Munich, do të kërkojë të kthehet te fitorja në ligë ndaj Augsburgut.
“Bavarezët”, që kanë humbur pozitën e parë në renditje pas disfatës së Hoffenheimit, llogariten favorit përballë Augsburugt.
Bayerni ka vetëm një humbje në ligë dhe është dy pikë prapa liderit Monchegladbachut, transmeton KTV.
Pozitën e parë kërkon ta ruajë skuadra e Gladbachut që është lideri i Bundesligas me 16 pikë.
Një ndeshje e vështirë e pret liderin e Bundesligas, ku do të jetë mysafir i Borussia Dortmundit.
“Milionerët” nuk din për fitore në tri ndeshje në ligë duke marrë tri barazime.
“Verdhezinjtë” synojnë pikët e plota në këtë përballje për t’iu afruar edhe më shumë kreut në renditje.
Dortmundi ka bilanc fantastik në pesë përballjet me Monchegladbachun duke shënuar pesë fitore.
Dortmund – Monchegladbach, zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.