Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA merr vendim që klubet e Kosovës dhe Rusisë të mos përballen

Foto: Driton Paçarada / Koha

Klubet e Kosovës dhe të Rusisë nuk do të mund të përballen në garat e UEFA-s për shkak të rrezikshmërisë së lartë, raporton Reuters.

Këtë e ka konfirmuar UEFA përmes një deklarate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet ndërmjet ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli i urgjencës vendosi që ekipet nga të dyja vendet nuk mund të përballen me njëri-tjetrin në ndonjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

UEFA ka shtuar se dy ndeshje të planifikuara ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në kualifikimet për Euro 2021 për femra do të zhvillohen, por në një terren neutral.

Ndeshja e parë ishte caktuar të luhej më 4 tetor, por është suspenduar deri në një datë të re.

UEFA shpeshherë nuk ka lejuar që ndeshjet të zhvillohen kur ato mund të kishin ndjeshmëri të lartë politike.

Në hedhje të shortit përballjen që nuk janë lejuar të ndodhin janë: Kosovë – Serbi, Rusi – Ukrainë, Armeni – Azerbajxhan dhe Spanjë – Gjibraltar.