Sport

Cole i bashkohet stafit të Lampardit te Chelsea

Ashley Cole i është bashkuar ish-bashkëlojtarit Frank Lampard në stafin teknik të Chelseat, ku ai do të punojë me grupmoshën U-15.

Cole njoftoi për pensionim në shtator në moshën 38-vjeçare pas një karriere të gjatë 20-vjeçare.

Tre herë kampioni i Premier Ligës ka marrë rolin e trajnerit në akademinë e Chelseat dhe synon të nxjerrë talentet e reja për ekipin e parë të klubit.

Në intervistën e parë pas rolit, Cole ka thënë se “duhet të jeni top-lojtar për të luajtur te Chelsea andaj ata duan ish-top lojtarë për të ndikuar dhe ndihmuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme”.