Sport

Chilwell me kontratë të re te Leicesteri

Chilwell me kontratë të re te Leicesteri

Pas interesimit të Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Chelseat, drejtuesit e Leicesterit i kanë ofruar kontratën e re mbrojtësit Ben Chilwell, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.

Chilwell, 22-vjeçar, është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League dhe aktualisht ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.