Kombëtarja e Malit të Zi në futboll ka mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ditë para përballjes me Kosovë në kualifikimet për “Euro 2020”.
Me fillim prej orës 20:00, malazezët do të nisin stërvitjen e parë dhe të fundit në Prishtinë para ndeshjes me “Dardanët”.
Pjesë e ekipit është edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj.
Ndeshja e parë mes dy kombëtareve kishte përfunduar baras 1 me 1.
{gallery}