Jashtë kafazit të luftëtarëve, Paige VanZant lufton për barazi

Jashtë kafazit të luftëtarëve, Paige VanZant lufton për barazi

13 October 2019 14:22

Paige VanZant ishte një e adhuruar e tifozëve të UFC-së, por vendi i dytë i zënë në "Vallëzim me Yje", pasi magjepsi adhuruesit me vallëzimin salsa, ka transformuar atë nga një luftëtare të Arteve Marciale të Përziera (MMA) në një emër të madh.

Ajo ka magjepsur më tepër se dy milionë përcjellësit në Instagram dhe është një nga yjet kryesore të UFC-së. Bashkëshorti i saj Austin Vanderford, po ashtu, është luftëtar i MMA-së.

Profili i saj në rritje e ka bindur që të bëhet zë për barazi në MMA, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN.

"Unë vërtet besoj, edhe pse nuk e di nëse do të kemi ndonjëherë përgjigje të vërtetë nga kompanitë promovuese, se luftërat e femrave shiten më tepër sesa ato të meshkujve.

Ka disa dallime - si Conor McGregor pasi është superyll, por kur shikon në një mbrëmje, femrat sjellin para, sjellin shikuesit. Duhet të konsiderohemi si të barabarta. është e vërtetë se femrat paguhen më pak se meshkujt. Gjithë luftëtarët duhet të marrin atë që meritojnë dhe unë sinqerisht mendoj këtë. Thjesht dua të shoh vlerën time të vërtetë", thotë amerikania VanZant.

Në një ngjarje të fundit të kompanisë më të madhe promovuese të MMA-së, UFC, në Abu Dhabi, Khabib Nurmagomedov mori plot gjashtë milionë dollarë për triumfin ndaj Dustin Poirierit duke fituar titullin e peshës së lehtë në UFC, ndërsa Joanne Calderwood ishte femra që fitoi më së tepërmi në atë mbrëmje, rreth 45 mijë dollarë për fitoren ndaj Andrea Lee.

Në vitin 2016, Ronda Rousey, një nga sportistet me marketingun më të madh në UFC, fitoi 140 mijë dollarë - 70 mijë për meçin dhe 70 mijë për fitoren ndaj Bethe Correias, ndërsa Chris Weidman një mbrëmje më herët kishte fituar 500 mijë dollarë. Të dy ishin të pamposhtur, Rousey me 12 fitore e Weidman me 13 sosh.

Lufta për barazi në paga

Për VanZantin, dallimi mes meshkujve dhe femrave në pagesa është shumë më i madh. Madje ajo ka treguar se paguhet më tepër për postime të sponsorizuara në Instagram sesa për të luftuar në UFC.

Presidenti i UFC-së, Dana White, insiston se aty ka më tepër barazi sesa në sporte të tjera, ku meshkujt dhe femrat kanë një pagë fillestare të ngjashme....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme