Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

12 October 2019 20:33

Trajneri i mirënjohur italian, Claudio Ranieri nga sot do të udhëheqë skuadrën e Sampdorias.

Këtë e ka konfirmuar klubi italian përmes faqes zyrtare, derisa ka bërë të ditur se Ranieri ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021, transmeton Koha.net.

Ranieri e zëvendëson Eusebio di Francescon, i cili u shkarkua të hënën pas gjashtë humbjeve në shtatë ndeshjet e para në Serie A.

Ndeshja e parë e Ranierit si trajner i Sampdorias do të jetë kundër ish-skuadrës së tij, Romës, të dielën më 20 tetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme