Komuna e Lipjanit me buxhet vetjak në vlerë prej një milion e 750 mijë eurosh ka nisë ndërtimin e një palestre sportive në hyrje të qytetit, pikërisht te lokacioni i tregut të kafshëve.
Ky objekt ka një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë dhe do t'i ketë një mijë e 200 ulëse, transmeton Koha Ditore.
Gjatë përurimit të nisjes së punimeve, kryetari i komunës Imri Ahmeti, ka thënë se projekti do të finalizohet brenda 2 vjetëve megjithëse projekti është tre vjeçar.
"Deri tani e kemi pasur një sallë tepër të vogël e cila nuk i ka plotësuar kushtet. Po besoj se standardet e kërkuara për gara në UEFA dhe për gara të tjera sportive, tash Lipjani i plotëson këto kushte", ka thënë Ahmeti.
Sipas tij projekti ka nisë me buxhet vetjak të komunës, mirëpo do t'i shikojnë mundësitë për të kërkuar edhe ndonjë participim nga niveli qendror me qëllim të përshpejtimit të projektit.
{gallery}