Sport

Ranieri favorit për të marrë Sampdorian

Claudio Ranieri është favoriti kryesor për të marrë rolin e trajnerit te skuadra e Sampdorias.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Sampdorias tashmë kanë biseduar me Ranierin, të cilit i kanë ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi, transmeton Koha Ditore.

Sampdoria aktualisht është pa trajner, pasi ditë më parë u largua Eusebio Di Francesco. Sampdoria zë vendin e fundit në Serie A, me vetëm tri pikë.

Ranieri është i papunë prej se u largua nga Roma në fund të edicionit të shkuar. 67-vjeçari, ka përvojë të madhe si trajner, pasi ka drejtuar ekipet si Fulham, Nantes, Leicester, Monaco, Inter, Juventus, Parma, Valencia, Chelsea, Atletico Madrid, Fiorentina, Napoli e Cagliari.