Ajeti pritet të debutojë në Premier League

Ajeti pritet të debutojë në Premier League

09 October 2019 17:50

Albian Ajeti ka gjasa të mëdha që të debutoj te West Hami në duelin e ardhshëm që ekipi nga Londra e luan kundër Evertonit në kuadër të Premier League, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.

Sulmuesi 23-vjeçar, iu bashkua West Hamit nga Baseli para fillimit të këtij edicioni për 8.7 milionë euro, por deri më tani nuk e ka asnjë paraqitje te ekipi anglez në kampionat, por ka vetëm dy paraqitje në League Cup, transmeton “Koha Ditore”. West Hami ndeshjen e ardhshme kampionale e luan në udhëtim kundër Evertonit, më 19 tetor.

“Sulmuesi i ardhur nga Baseli, Albian Ajeti pritet të debutoj në Premier League, pasi ka bindur trajnerin Pellegrini për t'i dhënë rastin kundër Evertonit”, ka shkruar “VitalFootball”.

Ajeti ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2023, por me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme