Dortmundi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota te Freiburgu.
2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Witsel i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 20 pas asistimit nga Hazardi.
E shifrat për vendasit i barazoi Waldschmidt në minutën e 55.
E Dortmundi ktheu sërish epërsinë në minutën e 67 përmes Hakimit.
Por, në minutën e 90 Akani shënoi autogol për t’ia mohuar ekipit të tij pikët e plota.
Dortmundi në vendin e tetë ka 11 pikë, derisa Freiburgu në vendin e tretë ka 13 pikë.