Sport

Loew sërish favorizon Neuerin para Ter Stegenit

Descriptive Text

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, të premten e bëri të qartë se kapiteni Manuel Neuer do të mbetet zgjidhja e parë në portë, kurse Marc-Andre ter Stegen do të jetë zëvendësueses i tij deri pas "Euro 2020".

Kohët e fundit, në Gjermani ka shpërthyer debati rreth portierit të parë të ekipit, pasi shumica besojnë se vendi i titullarit duhet t'i takojë Ter Stegenit, i cili po shkëlqen te Barcelona. Megjithatë, të njëjtin mendim nuk e ka edhe Loew që vazhdon të besojë te 33-vjeçari i Bayernit, Neuer. Loew edhe pse nuk mohon cilësitë e Ter Stegenit 27-vjeçar, sërish ndihet më mirë me Neuerin në portë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe Ter Stegen muajin e shkuar u ankua për rolin e rezervistit. Deklaratën e dha pas humbjes së Gjermanisë nga Holanda 4:2 në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020". Pas deklaratave të Ter Stegenit, doli presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, që kërcënoi se nuk do t'i lejojë yjet e ekipit që të luajnë për Gjermaninë nëse Neueri nuk mbetet numri një në portë. Hoeness tha se pavarësisht sanksioneve që mund t'i ketë nga FIFA, lojtarët e Bayernit nuk do të luajnë për Gjermaninë nëse Neueri nuk do të jetë zgjedhja e parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)