Sport

Griezmanni ende nuk e ka gjetur veten te Barça

Descriptive Text

Antoine Griezmann thotë se e dinte që nuk do ta kishte lehtë të adaptohet te Barcelona, por ky proces duket të ketë qenë më i vështirë sesa që sulmuesi francez kishte menduar.

Prej se ka debutuar me Barcelonën, Griezmann ende nuk ka dëshmuar veten dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri Ernesto Valverde. Në fakt, Griezmann nuk e ka arsyetuar çmimin që Barcelona e pagoi për transferimin e tij, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Barça u detyrua të paguante hiç më pak se 120 milionë euro për ta aktivizuar klauzolën e lirimit të Griezmannit që e kishte tek Atletico Madridi.

"Kundër Bilbaos, ai nuk ishte i përfshirë aq sa duhej. Kështu që, pres në ndeshjet e tjera të jetë më shumë i përfshirë dhe ta ndihmojë ekipin", tha trajneri Valverde në nismë të edicionit 2019/20 në La Liga.

Në ndeshjen tjetër, kundër Real Betisit, Griezmann shënoi dy gola dhe gëzoi tifozët e Barcelonës. Megjithatë, duket se ky prezantim i fuqishëm i tij në "Camp Nou" ishte vetëm shfaqje pa reprizë.

Griezmann nuk është as hija e sulmuesit që ishte tek Atletico....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)