Te Feronikeli janë të përkushtuar të mbajnë pozitën e parë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Kampioni aktual udhëheq me 15 pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa fare pranë me nga 14 pikë i rrinë Drita, Llapi e Ballkani. Kështu skuadrës nga Drenasi vetëm fitorja në derbi ia garanton mbetjen në krye të klasifikimit.
Feronikeli e pret Llapin e Podujevës në kryendeshjen e xhiros së tetë të kampionatit të Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja zhvillohet të mërkurën (sot, 14:30) në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.
Feronikeli e Llapi edhe edicionin e kaluar kanë luftuar për titull deri në fund, së bashku me Prishtinën. Edhe këtë edicion këto tri skuadra, së bashku me Dritën e Gjilanin, vlerësohen kandidate për titull. Dhe rezultatet në derbi vlerësohet se ndikojnë shumë në garën për të parin e futbollit kosovar.
Feronikeli fundjavën e kaluar fitoi 5:0 në shtëpi ndaj Ferizajt. Ndërkohë Llapi fitoi me shumë vështirësi ndaj Dukagjinit, 2:1.
"E vlerësojmë maksimalisht skuadrën e Llapit. Llapi është gjithnjë në ndjekje të titullit dhe ka lojtarë cilësorë. Do të jetë ndeshje e fortë, por luajmë si vendas dhe kam shumë besim te skuadra. Jemi në formë të mirë dhe presim fitore nesër", ka thënë të martën Yll Hoxha, njëri prej lojtarëve kryesorë të Feronikelit....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)