Sport

Me Aro Muriqin, Kosova nuk fitoi garancinë e pritur në portë

Foto: Getty Images

Është pritur shumë nga huazimi i Arijanet Muriqit te Nottingham Foresti në kategorinë e dytë angleze. Lëvizjen e portierit shtatlartë e kanë vlerësuar te Manchester City, klubi që e ka nën kontratë atë, por edhe te përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Është besuar se Muriq do të jetë çdo fundjavë në portë dhe kështu 20-vjeçari do të fitojë përvojën e ndeshjeve, të domosdoshme për zhvillimin e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç është shpresuar. Muriq ka humbur besimin e trajnerit të Nottinghamit, ndërsa portieri që e zëvendësoi atë po merr lavde nga tifozët e skuadrës. Kështu Muriq ka mbetur rezervist te Nottinghami.

Nga portieri i dytë te kampioni anglez, Manchester City, Muriq është bërë portier i dytë te Nottinghami. Ai të premten ishte në stol në ndeshjen kampionale ndaj Stoke Cityt, të fituar nga skuadra e tij me shifrat 3:2. Më 24 shtator pranoi 5 gola në disfatën 5:0 në ndeshjen për Kupë ndaj Arsenalit. Në stol ishte edhe në dy ndeshje të tjera kampionale të këtij muaji, njëjtë si në tri ndeshjet e fundit të muajit gusht.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)