Sport

FFK-ja denoncon në polici dyqanin që po shet fanella të falsifikuara të Kombëtares

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “RK” Sport Shop”.

FFK-ja sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.

Njëherësh FFK-ja bënë me dije se fanellat origjinale të Kombëtares të interesuarit mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të kompanisë “Fourteen” në linkun: https://www.14fourteen.it/product/kosova/

Po ashtu, FFK-ja njofton se është duke bërë punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Kombëtares, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Dyqani zyrtar:

Image

Dyqani mashtrues:

 

Image