Sport

Ronaldo i la jashtë top-treshes Messin e Van Dijkun

Me publikimin e votave nga kapitenët dhe përzgjedhësit e kombëtareve është kuptuar që njëri nga pretendentët, Cristiano Ronaldo, kishte lënë jashtë top-treshes, dy rivalët kryesorë të tij, Lionel Messi e Virgil Van Dijk.

Argjentinasi Messi arriti të fitojë çmimin e më të mirit në botë, ndërsa Van Dijk i Liverpoolit doli i dyti me vota në total.

Ronaldo, që në fund doli i treti, si kapiten i Portugalisë, në vend të parë e ka pozicionuar bashkëlojtarin te Juventusi, Matthijs De Ligt. Pas tij e caktoi Frenkie De Jongun e Barcelonës e në vend të tretë Kylian Mbappen e PSG-së.