Futbolli në skaj të botës

Futbolli në skaj të botës

23 September 2019 11:45

Rrugëtimi me varkë përgjatë bregut të egër dhe shkëmbor të Grenlandës zgjat tri ditë. Ishte i gjatë dhe i ngadaltë, duke u ndalur në çdo fshat rrugës për të marrë pasagjerë dhe për të dërguar furnizime.

Peizazhi ishte spektakolar. Por pas një kohe, Inuk Mathaussen thotë se është e mërzitshme për të.

Gjithë kohën në det nuk është sakrifica e vetme e Mathaussenit. Ai ka lënë partneren e tij dhe djalin njëvjeçar në shtëpi për disa javë. Ai ka shpenzuar kohë të vlefshme të pushimit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ka shpenzuar qindra dollarë, po ashtu: për transportim dhe akomodim, për pajisje dhe tarifa anëtarësimi.

Në këmbim, me të arritur varka në destinacion, ai do të ketë atë kënaqësi të kalojë shtatë net në një dyshek në një palestër shkolle, duke fjetur në një dhomë të mbushur me disa shokë dhe të huaj.

Mirëpo, ai nuk ka menduar dy herë për këtë dhe as bashkëlojtarët e tij te skuadra e futbollit Equaluk-54, që po bënin këtë odiseadë me të.

Pas disa ditëve, varka arriti në Nuuk, kryeqendër e Grenlandës. Atje erdhën edhe dy skuadra të tjera. Së bashku, lojtarët përballuan edhe udhëtimin përfundimtar - tetë orë të tjera në det - për te qyteti Sisimiut, që është disa qindra kilometra larg në veri.

Atje u takuan me disa ekipe të tjera nga gjashtë sa do të garojnë në kampionatin e futbollit të Grenlandës këtë vit. Është sigurisht gara më e shkurtër e këtij lloji në botë: vetëm gjashtë ditë lojë, duke nisur të hënën dhe përfunduar të dielën.

Matthaussen dhe të tjerët e dinë se mund të jetë edhe më e vështira: një stinor i tërë lodhje fizike dhe ngarkesë mentale, dramë, e rivalitete e kontroversitete, transferime po ashtu, të gjitha duhet të vendosen brenda një jave të lodhshme. Vetëm arritja atje është mjaftueshëm. Por ky është vetëm fillimi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme