Sport

Giroud në planet e Interit

Olivier Giroud pritet të bëhet lojtari i radhës që do t'i bashkohet Interit, njoftoi “eFotbal” të dielën.

Sulmuesi i Chelseat nuk ka pasur mjaftueshëm minutazhë këtë stinor, ku i riu Tammy Abraham ka qenë titullar i padiskutueshëm për trajnerin e Chelseat, Frank Lampard, transmeton “Koha Ditore”. Giroud ka kontratë me Chelsean deri në fund të stinorit dhe ka gjasa të largohet qysh në janar.

Antonio Conte është duke u interesuar për të marrë Giroudin tek Interi. Conte ka punuar me Giroudin sa ishte në krye të Chelseat.

Sulmuesi 32-vjeçar te Chelsea gjendet që nga janari i vitit 2018, kur u transferua nga Arsenali për 17 milionë euro.