Sport

Arsenali kërkon rikthimin e Malenit

Arsenali është duke u interesuar të rikthejë talentin PSV-së, Donyell Malen, njofton "Mirror" të dielën.

Malen ishte larguar nga Arsenali dy vite më parë për vetëm 600 mijë euro. Ai ka impresionuar në rikthimin në Holandë, ndërsa këtë stinor ka shënuar dhjetë gola dhe asistuar katër në 13 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesin 20-vjeçar janë duke e përcjellë plotë 45 klube siç raportohet dhe për të rikthyer atë Arsenali duhet të paguajë mbi 55 milionë euro.

Malen bëri bujë më herët këtë muaj duke realizuar të pesë golat e Ajaxit në fitoren 5:0 në elitën e Holandës ndaj Vitesses.

Ai me përfaqësuesen e Holandës ka luajtur dy ndeshje dhe ka shënuar një gol. Te Arsenali kishte qëndruar dy vite, kur kaloi nga të rinjtë e Ajaxit, por ai nuk arriti të depërtonte në skuadrën e parë.