Sport

Neueri dëshiron të mbetet te Bayerni

Portieri gjerman Manuel Neuer dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Muencheni.

Ai po interesohet për të nisur bisedimet për kontratë të re, bën të ditur "TZ", përcjell Koha Ditore.

Neuer, gjendet në portë të Bayernit për tetë vite dhe kontrata e tij aktuale me skuadrën bavareze skadon në verën e vitit 2021, por ai po shpreson të mbetet më gjatë.

"Unë besoj se kontratën do ta vazhdojmë. Ne i jemi falënderues atij që luan për Bayern Muenchenin dhe i njohim kualitetet e tij", ka thënë gjatë javës shefi-ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Neuer 33-vjeçar te Bayerni ishte transferuar nga Schalke në verën e vitit 2011 për 30 milionë euro. Ai është ende portier titullar i Gjermanisë, për të cilën ka luajtur 90 ndeshje.