Sport

Latynina e bindur se ishte një “fituese e lindur”

Larisa Latynina, fituese e 18-të medaljeve olimpike, mbetet e bindur, edhe tash si 84-vjeçare, se suksesi i saj i jashtëzakonshëm që e shijoi gjatë karrierës ishte kryesisht falë shembullit që ka marrë nga nëna e saj e palodhshme, shkruan Olympic.org.

"Unë ndihem shumë falënderuese ndaj nënës që jam rritur duke dashur gjithmonë të fitoj dhe të jem fituese. Nëna ime ishte e vetme pasi babai im u vra në Luftën e Dytë Botërore në Stalingrad, por ajo prapë më rriti në atë mënyrë. Dhe si skuadër ruse ne gjithmonë flisnim se si mund të fitojmë, pasi të gjithë ishim fëmijë të fituesve nga lufta", rrëfen Letynina.

Vajza e vogël nga jugu i Ukrainës e përdori këtë si motiv me efekt mbresëlënës, duke u bërë një nga sportistet më dominuese të të gjitha kohërave, transmeton Koha Ditore.

Duke filluar nga Melbourne në Australi në vitin 1956, Latynina fitoi plot nëntë medalje të arta, pesë të argjendta dhe katër të bronzta gjatë tri edicioneve të Lojërave Olimpike. Për 48 vjet, nga 1964 deri më 2012, ajo ishte olimpistja më e dekoruar e të gjitha kohërave.

Duke shikuar prapa këto arritje, Latynina duket thuajse e turpshme që ka arritur këto lartësi historike.

"Ka disa disiplina si gjimnastika dhe noti ku mund të fitosh shumë medalje gjatë një edicioni të Lojërave Olimpike krahasuar me shumë sporte, ku është vetëm një medalje e artë. Gjithmonë jam ndier se është pak e padrejtë ndaj atyre sportistëve që mund të fitojnë vetëm një medalje nga një edicion i Lojërave Olimpike dhe ndoshta për këtë ata ishin pak xhelozë ndaj nesh", thotë Latynina. "Kjo është një nga arsyet pse kurrë nuk jam ndier se isha e veçantë, pasi falë asaj se garova në atë lloj të sportit unë fitova aq shumë medalje".

Në fakt, ndonëse dukej vështirë e besueshme, Latynina nuk e kishte kuptuar madhështinë e asaj që kishte arritur derisa kishin kaluar shumë vite pas pensionimit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)