Sport

Giampaolo: Interi me më shumë përvojë

Foto: Reuters

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, insiston se dallimi i vetëm ndërmjet ekipit të tij dhe Interit është përvoja.

Rossonerët pësuan në shtëpi ndaj Interit me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

“Hezituam shumë në fillim, dhe derisa loja u zhvillua Interi tregoi përvojën e saj më të madhe”, është shprehur ai për DAZN.

Lukaku e Brozoviq ishin vendimtar në derbin e Milanos, duke shënuar në pjesën e dytë të takimit për t’ia siguruar pikët e plota Interit.