Ronaldo i jep fitoren Juventusit, Kumbulla ndëshkohet me të kuq

Ronaldo i jep fitoren Juventusit, Kumbulla ndëshkohet me të kuq

21 September 2019 19:51

Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Veronës, në një ndeshje mjaft të vështirë.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21 të takimit kur Veloso shënoi një gol shumë të bukur, transmeton Koha.net.

Juve arriti të barazojë shifrat pas dhjetë minutave përmes Ramseyt, për të cilin asistoi Ronaldo.

E portugezi shënoi golin e fitores për Juventusin në minutën e 49 nga penaltia.

E në minutën e 90+4 mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Image

Derisa Amir Rrahmani ishte i plotë në këtë përballje dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Në vendin e parë Juventusi ka 10 pikë, derisa Verona në vendin e 12 ka 4 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme