Reputacioni i Julen Lopeteguit si trajner ishte në rrezik pas periudhës së shkurtër dhe të hidhur te Real Madridi. Mirëpo, Lopetegui ka nisur furishëm në rolin e tij të ri si kryetrajner i Sevillas dhe mund të nxjerrë hak të dielën në përballje ndaj ish-punëdhënësit, Realit.
Sevilla gjendet në krye të La Ligas me dhjetë pikë pas katër xhirove dhe ndonëse Real Madridi është i pamposhtur dhe vetëm dy pikë prapa, skuadra madrilene po tenton të marrë veten pas humbjes 3:0 që pësoi në udhëtim nga Paris Saint-Germaini në mesjavë, ku trajneri Zinedine Zidane po e ndien nxehtësinë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLopetegui e di saktësisht se si është t'i drejtohet gishti për dështim te Real Madridi.
Ai kishte një detyrë të vështirë duke trashëguar një skuadër që kishte fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve. E mori drejtimin pas dorëheqjes së Zidanet në vitin 2018 dhe menjëherë pas Zidanet u largua edhe rekordmeni i golave te Reali, Cristiano Ronaldo.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)