Sport

Liverpooli pas sulmuesit Malen

Descriptive Text

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të PSV Eindhovenit, Donyell Malen njofton "Goal.com" të premten.

Mësohet se skautët e Liverpoolit këtë edicion vazhdimisht e kanë përcjellur nga afër 20-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer te PSV-ja. Malen deri më tani, ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai prej edicionit të shkuar është pjesë e ekipit të parë kurse te Liverpooli shihet si përforcim i mirë për të ardhmen.

Malen ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai këtë vit ka debutuar me Holandën, duke shënuar një gol në dy ndeshje.