Atletico Madridi e Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.
Ekipet barazuan 2 me 2, me Juventusin që pati epërsi prej dy golash.
Juan Cuadrado e Blaise Matuidi shënuan për “Zonjën e Vjetër” në minutat 48 dhe 65, para se Saviq e Hector Herrera të barazonin rezultatin.
Në këtë grup, Lokomotiva e Moskës ka mposhtur Bayer Leverkusenin.