Mesfushori serb Nemanja Matiq ka vendosur që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.
Mësohet se Matiq tashmë ka kërkuar nga klubi që ta shkëpusë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, transmeton Koha Ditore.
Mesfushori 31-vjeçar, këtë edicion ka vetëm 89-të minuta lojë ne Premier League kurse interesim për shërbimet e tij, kanë treguar ekipet si Borussia Dortmund, Juventus, Inter e Milan.
Matiq është pjesë e Manchesterit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Benfica, Vitesse e Koshice.