Sport

Unitedi insiston për Diasin

Skuadra e Manchester Unitedit po insiston për transferimin e qendërmbrojtësit të Benficas, Ruben Dias, kanë njoftuar të martën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se skautët e ekipit anglez tashmë e kanë përcjellë Diasin disa herë nga afër dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Ai te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes dhe për kartonin e tij, Benfica kërkon të paktën 60 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Manchesteri po synon të bëjë ofertë zyrtare për Diasin gjatë janarit, pasi dëshiron që ta ketë në ekip për këtë edicion. Dias 22-vjeçar ka kontratë me Benfican deri në vitin 2024, kurse me ekipin e parë ka debutuar para dy vjetësh.

Vitin e shkuar është ftuar te Portugalia dhe deri më tani ka 12 paraqitje. Këtë edicion, Dias ka zhvilluar katër ndeshje në kampionatin portugez.