Sport

Reali ka marrëveshje për Mbappen

Skuadra e Real Madridit ka marrëveshje me PSG-n, për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle.

Mësohet se Real Madridi tashmë i ka bërë disa pagesa në lidhje me këtë marrëveshje për të siguruar shërbimet e Mbappes. Mësohet se dëmshpërblimi total për Mbappen do të jetë rreth 275 milionë euro, përfshirë këtuy edhe bonuset tjera, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 20-vjeçar, shihet si e ardhmja e Real Madridit për shkak se pëlqehet shumë edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Mbappe deri më tani ka shënuar 61 gola në 90 ndeshje për PSG-n kurse edicionin e shkuar ishte golashënuesi më i mirë në Ligue 1 me 32 gola të realizuara.

Mbappe te PSG-ja, është transferuar në verën e vitit 2017 për 170 milionë dëmshpërblim. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022. Mbappe vitin e shkuar ka fituar titullin e botës me Francën.