Superylli Lionel Messi është i gatshëm për t’u paraqitur për Barcelonën në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit të martën.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka munguar që nga periudha parasezonale për shkak të lëndimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pritej të rikthehej më 25 gusht ndaj Betisit, por një rikthim i lëndimit bëri që të shtyhej paraqitja e parë në sezonin e ri edhe për disa javë.
32-vjeçari është kthyer të hënën në ushtrime të plota dhe është përfshirë në ekipin që udhëton drejt Gjermanisë.
Barça në Grupin F do të përballet me Dortmundin, Interin e Pragën.