Tinejxheri sensacional i Barcelonës, Ansu Fati, është kandidat që të ftohet nga përfaqësuesja e Spanjës në futboll. Këtë e ka thënë seleksionuesi i Spanjës, Roberto Moreno. Fati 16-vjeçar ka ndriçuar stadiumin "Camp Nou" të shtunën me një paraqitje tjetër impresive, ndërsa Barcelona triumfoi 5:2 ndaj Valencias.
Pasi është bërë lojtari më i ri i Barcelonës që shënoi në ligë, duke realizuar dy javë më parë ndaj Osasunas, Fati është bërë më i riu që ka shënuar gol në La Liga në "Camp Nou", kur hapi serinë e golave të shtunën pas vetëm dy minutave me një gjuajtje me të parën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFati më pas terrorizoi mbrojtjen e Valencias me një depërtim impresiv në zonë para se të pasonte për Frenkie de Jongun që shënoi golin e dytë të Barcelonës. Ai vazhdoi të shkatërronte skuadrën mysafire, para se të zëvendësohej dhe të marr ovacione nga tifozëria.
Seleksionuesi i Spanjës, Moreno, ishte në tribuna në "Camp Nou", për të parë nga afër sensacionin e ri. Fati është i lindur në Guinea-Bisau, por është vendosur në Spanjë si gjashtëvjeçar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)