Sulmuesi anësor Callum Hudson-Odoi është pranë nënshkrimit të kontratës se re me Chelsean, bën të ditur "The Telegraph" të dielën.
Anglezi 18-vjeçar po synon të ndjekë hapat e lojtarëve tjerë të rinj të Anglisë si Mason Mount e Ruben Loftus-Cheek, që së fundi vazhduan kontratat me Chelesan.
Hudson-Odoi është kthyer në fushën e blertë të premten mbrëma ndërsa luajti me U-23 e Chelseat. Ai kishte munguar katër muaj pasi kishte lënduar tejzën e Akilit, transmeton Koha Ditore.
Hudson-Odoi ishte kërkuar këtë verë nga Bayern Muencheni, por ai ka vendos të mbetet te Chelesa. Bayerni kishte shprehur gatishmërinë të paguante deri në 40 milionë euro për sulmuesin e ri angelez.
Kontrata momentale e Hudson-Odoit me Chelsean skadon në verën e vitit të ardhshëm.