Edhe Unitedi shpreh interesim për Muriqin Foto: Reuters

Edhe Unitedi shpreh interesim për Muriqin

15 September 2019 09:34

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Raportohet se ai ka dërguar skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin e kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.

Sipas të njëjtave burime, Unitedi synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prin në listën e dëshirave, transmeton kp.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahçe vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Unitedi është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Për të raportohet të kenp shprehur interesim edhe Tottenhami, Fiorentina e Lazio.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme